Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, që ky i fundit të mos paraqitet në seancën e 3 shkurtit. Shkak për këtë është një udhëtim në Gjermani që ka planifikuar lideri i Partisë Demokratike. Kërkesa është paraqitur në seancën e fundit nga avokati i Berishës dhe sot është marrë miratimi nga ana e SPAK.
Kujtojmë se më 20 janar, Sali Berisha u paraqit për herë të dytë para SPAK në kuadër të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”. Pas daljes nga SPAK, Berisha komentoi organizatat që ai i quajti “kriminale” dhe e theksoi se do të kenë fundin që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës.