-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali nderon Ismail Qemalin në 106-vjetorin e vdekjes: I pari Kryetar Kuvendi shqiptar

Kryesoret

Në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e kujtoi themeluesin e Shqipërisë së Pavarur.

Ajo theksoi rëndësinë e Ismail Qemalit si Kryetar Kuvendi, duke e cilësuar atë si personalitetin e parë politik me origjinë shqiptare që u zgjodh në këtë pozita.

“Pak më vonë mbërriti Kryesekretari, i cili solli Hatt-in, të shoqëruar me ceremonialin e rastit. Menjëherë pas kësaj u hap seanca, tani me deputetë të tjerë, përveç gjashtëdhjetë të parëve, dhe unë u zgjodha njëzëri Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe zura vend në drejtim”!

Ishte një detyrë, e cila për shkak të dramaticitetit dhe vrullit të ngjarjeve të asaj kohe, zgjati shumë pak, por që ka domethënien e vet historike.

Ismail Qemali ishte i pari personalitet politik me origjinë shqiptare që zgjidhet Kryetar Kuvendi, qysh prej kohës që filozofi francez Monteskie kishte hedhur idenë e ndarjes ë pushteteve. Historia e tij politike paraprin shumë dhimbje të jetës politike shqiptare, pas largimit të tij nga qeveria në 1914. I provoi të gjitha dramat e persekutimit politik: arrestimin, internimin, dënimin me vdekje. Por asgjë nuk e ndaloi të frymëzonte, organizonte dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë.

Përvoja e tij dinjitoze politike dhe administrative si Guvernator i pesë provincave, Sekretar Shteti dhe Kryetar Kuvendi, i kishin dhënë të gjitha atributet që të pranohej njëzëri nga të gjithë atdhetarët shqiptarë si demijurgu i Shqipërisë së Pavarur.

Kujtimet dhe shkrimet rreth këtij personaliteti të jashtëzakonshëm nxjerrin në pah një përmasë të fisme e madhore të karakterit të tij: edukimin me dashurinë për atdheun më të cilën ushqeu fëmijet e tij, por edhe gjithë shqiptarët, dhe bujaria që dëshmoi në zanafillën e shtetit tonë, duke shpenzuar të ardhurat e tij familjare për nevojat dhe punët e shtetit.

Po kaq vëmendje na sjell ky përvjetor edhe për orientimin politiko-kulturor evropian të Ismail Qemalit.

“Im atë, i cili kishte marrë arsimim evropian, …donte, qysh kur isha i vogël, të ushqente tek unë zell dhe shije për kulturën evropiane”!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit