Vetëm disa or pas vrasjes së Lulzim Vishës është gjetur e djegur një makinë.
Paraprakisht dyshohet se makina së cilës i është vendosur zjarri është përdorur nga autorët për vrasjen.
Gjurmë të tyre ende nuk ka.
Dy janë pistat kryesore të vrasjes së 48-vjeçarit që punonte si postier; një konflikt i mundshëm kohët e fundit ose hakmarrja, pasi vëllai i tij në 1997 kishte ekzekutuar një person në Tiranë.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e personit që u ekzekutua shumë vite më parë.