Dy vëllezërit, I.D., 40 vjeç, dhe P.D., 45 vjeç, u arrestuan në fshatin Kullaxhi të Mirditës pas një operacioni të koduar “Double Strike”. Gjatë kontrolleve në banesën dhe magazinën e tyre, policia sekuestroi 24.5 kg kanabis, dy armë zjarri, katër armë gjahu, municion dhe dy radiomarrëse të ngjashme me ato të përdorura nga policia
. Vëllezërit u akuzuan për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, armëmbajtjen pa leje dhe veprime të tjera kriminale.
Armët do të dërgohen për ekspertim për të verifikuar përdorimin e mundshëm në ngjarje kriminale të mëparshme.