-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Rruga e paparashikueshme e Bitcoin-it drejt Rezervës Federale!

Kryesoret

Në 2019, Trump shkroi në Twitter: “Unë nuk jam adhurues i Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera, të cilat nuk janë para  edhe  vlera e të cilave është shumë e paqëndrueshme”.

Në vitin 2021, Trump i tha Fox Business se bitcoin “duket thjesht si një mashtrim. Unë dua që dollari të jetë monedha e botës.”

Ndërsa në 2024 nga Nashville ai premtoi: “50 milionë mbajtësve të kriptove , unë u them këtë: me votën tuaj, unë do ta mbaj Elizabeth Warren dhe budallenjtë e saj larg bitcoin-it tuaj”.

Ky kapërcim të kujton shprehjen e vjetër  “që vetëm gomari nuk ndryshon mendje” . Por  shëndrimi nga një mosbesues i bindur tek një mbështetës i vendosur nuk është i pamundur tek një politikan pragmatist për  50 milionë vota apo 180 milionë dollarë donacione nga industria e kriptomonedhave gjatë fushatës.

Dje, Presidenti Trump urdhëroi krijimin e një grupi pune “për asetet dixhitale”,  i cili ndër të tjera, do të ketë detyrë të eksplorojë mundesinë e krijimin të rezervës të kriptomonedhave amerikane. Kjo e la disi të zhgënjyer industrinë e cila priste  që njeriu që kishin ndihmuar të vinte në pushtet të fillonte menjëherë të grumbullonte një rezervë  bitcoin,  një koncept që është refuzuar gjerësisht deri tani në Amerikë edhe në Evropë.

Propozimi më konkret i rezervës në bitcoin që qarkullon në Uashington vjen nga Senatorja republikane pro-kriptove, Cynthia Lummis, e cila zotëron personalisht pesë bitcoin. Në korrik ajo prezantoi një projektligj, që Thesari  të krijonte një program për të blerë 200,000 bitcoin në vit për pesë vjet, derisa stoku të arrijë në një milion të tilla .

Duke besuar se rritja e vlerës së Bitcoin do të vazhdojë,  argumentohet se:  duke mbajtur një rezervë bitcoin, për  një afat të gjatë, SHBA mund të zvogëlojë deficitin e saj edhe të përgjysmojë  borxhin në 20 vjet  pa rritur taksat.

Por ndërkohë ekonomistët dhe investitorët nuk dakortësojnë nëse bitcoin eshtë  një monedhë apo një aset pasi nuk i plotëson kriteret tipike të një monedhe  dhe nuk ka asnjë fluks monetar për të mbështetur vlerësimin e saj për të qenë një aset ( si një aksion, obligacion ose pasuri e paluajtshme), ndaj edhe  Kryetari I Rezervës Federale duket kategorik.  Ai përjashton cdo mundësi që bitcoin te pranohet si mundësi investimi për rezervën federale .

Profesori i ekonomisë në Stern School of Business, NYU, Nouriel Roubini thotë se “pretendimi se bitcoin është ‘ari I ri dixhital’ po ushqen një flluskë të re ”  duke theksuar me ironi “se as konferencat mbi kriptot nuk i pranojnë ato si pagesë për pjesëmarrje”.

Ndërsa Anëtari i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, Gabriel Makhlouf, i trajton kriptomonedhat me skepticizëm, duke e krahasuar këtë fenomen  me maninë e tulipanëve të Holandës të shekullit të 17-të, e cila përfundoi në kolaps.

(Flucka e tulipanëve apo tulipmania është një prej shembujve klasik të flluskave apo skemave mashtruese në Hollandën e mesit të viteve 1600, kur spekulimet e çuan vlerën e zhardhokëve të tulipanëve në ekstrem. Në kulmin e flluckës në fjalë, farat më të rralla të tulipanëve tregtoheshin për gjashtëfishin e pagës mesatare vjetore të një personi).

Por pavarësisht se çfarë mendojnë investitorët profesionistë edhe ekonomistët  kriptomonedhat  duken një investim tërheqës për shumë njerëz për disa arsye.

E para ne  jetojmë në një epokë ku perspektivat ekonomike janë në rënie. Njerëzit e kanë të veshtirë  të sigurojne një punë të qëndrueshme me pagë të mirë  në rritje. Kur mundësitë ekonomike bien, skemat e pasurimit të shpejtë bëhen veçanërisht tërheqëse.

Së dyti besimi i investitorëve amatorë  tek  kriptomonedhat është në përputhje me besimet e fiksuara pas teknologjisë  të epokës tonë . Na thuhet vazhdimisht se “zgjuarsia teknologjike po krijon një të ardhme më të ndritur , dhe  nuk mund të mohohet se kriptomonedhat  janë një mrekulli e inovacionit teknologjik .

Por sërisht asnjë nga këto arsye nuk mund ta ushqente besimin e madh tek kriptot pa  krijuar  burime te qëndrueshme të kërkesës për to. Për kriptovalutat në përgjithësi, dhe për Bitcoin në veçanti, kjo spirancë u vendos fort në botën kriminale. Në ditët e para, kërkesa për Bitcoin u rrit nga faqet e errëta të internetit si Silk Road, të cilat mundësonin të gjitha llojet e transaksioneve të paligjshme.

Sipas disa vlerësimeve, deri më sot, aktivitetet kriminale përbëjnë pothuajse gjysmën e transaksioneve të Bitcoin . Krijimi I rezervës federale  me një milion bitcoin  mundëson një burim të ri kërkese që do të vazhdonte të ushqente  besimin e investitorëve amatorë tek industria e kriptove  duke rritur kërkesën edhe  rrjedhimisht edhe cmimin.

Historia ekonomike  na kujton se në shekullin e nëntëmbëdhjetë, bankat mashtruan  duke mbushur rezervat e arit me gozhdë. Mbetet për tu parë nëse nga vallëzimi i ndërlikuar midis politikës dhe financave dixhitale, në  shekullin e 21 rezervat e arit do të zëvendesohen me kriptot .

Por deri tani,  në pritje për të siguruar mekanizmat  e rritjes së kërkesës  nga njeriu që mbeshtetën, industria e kriptove ka marrë të kundertën rritjen e ofertës . Trump  lançoi memecoin-in e tij edhe të gruas, të quajtur $TRUMP edhe $MELANI, duke gllabëruar disa miliardë dollarë të tregut të kriptove .

E pra ne ketë  përzierje të jashtëzakonshme të kapitalit politik, fuqisë financiare, kofliktit të interesit   edhe emocioneve , rruga e bitcoin për në rezervën federale premton të jetë e paparashikueshme!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit