-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryepeshkopi Anastas ndërron jetë, Kisha në Amerikë: Figura e madhe

Kryesoret

Kisha Ortodokse në Amerikë ka reaguar me hidhërim për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, duke e cilësuar si një figurë të shquar të botës ortodokse.

Në reagimin e saj, Kisha vlerëson rolin e Kryepeshkopit në rindërtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë pas periudhës së persekutimit të shtetit, përmes restaurimit të kishave, krijimit të seminareve dhe institucioneve bamirësie.

“Me hidhërim të thellë dhe me shpresën e Ngjalljes, Kisha Ortodokse në Amerikë i bashkohet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe mbarë botës ortodokse në vajtimin e fjetjes në Zotin të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili u nda nga jeta më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare.

Një figurë e madhe në botën moderne ortodokse, Fortlumturia e Tij luajti një rol thelbësor në rindërtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë pas dekadash persekutimi të sponsorizuar nga shteti. Përmes përpjekjeve të tij, u rindërtuan kisha, u krijuan seminare dhe institucione bamirësie, dhe u formua një brez i ri klerikësh dhe besimtarësh, duke siguruar ringjalljen e Kishës pas një prej periudhave më të ashpra të shtypjes në historinë e krishterimit. Zelli i tij misionar, urtësia baritore dhe besimi i tij i palëkundur në Krishtin lanë një gjurmë të thellë në botën ortodokse.

Zoti ia bëftë të përjetshme kujtimin”,– thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse në Amerikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit