Një dhomë konvikti në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arritën të kontrollonin zjarrin.
Hetimet paraprake dyshojnë se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik, megjithatë, rrethanat e ngjarjes ende mbeten të paqarta. Për fat, nuk ka pasur të lënduar.