Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim për akuzat e dhunës në familje dhe goditje për shkak të detyrës. Shtetasi me iniciale D. Sh. u kap në kuadër të operacionit “Waiting” dhe gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
D. Sh. akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, N. Sh., dhe ka goditur me sende të forta avokatin E. S., 50 vjeç. Ky shtetas kishte qenë në kërkim pas vendimeve të gjykatës së datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024.
Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.