Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Toronto. Balla ka nënvizuar se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Po jua them me plot siguri, ky mandat i ri është ai ku do ta shohim Shqipërinë pjesë e BE. Po jua them si politikan i vjetër, 20 vjet tashmë, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, se dhjetë vitet e fundit kanë qenë 10 vite të rëndësishme transformimi të vërtetë dhe përmbushjes së këtyre kushteve. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ndaj kam ardhur këtu t’ju kërkoj të regjistroheni”, ka shprehur Balla.
Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kanada që të votojnë pasi sipas tij Partia Socialiste është oferta më e mirë sot për sot.