Shefi Organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetin social në facebook ka shprehur se Beleri dhe Memolla janë dy standarte që faktojnë kapjen e drejtësisë.
Balliu nënvizon se eurodeputeti Fredi Beleri u arrestau në mënyrë mafioze pa asnjë provë dhe fakt. Ai thekson se kreu i djathtë i Veliajt, kryehajduti i Rrogozhinës i faktuar dhe i vërtetuar vazhdon të jetë i lirë dhe po qëndron në krye të detyrës.
“Beleri dhe Memolla, dy standartet që faktojnë kapjen e drejtësisë
Eurodeputeti Fredi Beleri u arrestua në mënyre mafioze, pa asnje provë dhe fakt , mbi një akuzë politike, vetëm për t’i vjedhur bashkinë opozitës.
Ndërsa, i faktuar dhe i vërtetuar, krahu i djathtë i kryehajdutit te Tiranes Veliaj, është rasti i Memollës, kryehajduti i Rrogozhinës, i cili rrëmbeu zgjedhjet me votat e burgut është dënuar me një vit burgë por ai vazhdon të qëndroj i lirë dhe me paftyrsi vazhdon të qëndroj kryetar i bashkisë Rrogozhinë
Ai deklaron se : po, jam dënuar me burg, por prap do të jem kryetar bashkie ; po kam vjedhur qytetarët, por prap po rri kryetar bashkie ; po, kam vjedhur zgjedhjet por prap po rri kryetar bashkie.
Kjo është narko drejtësia.”, shkruan Balliu.