-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Memolla reagon ndaj dënimit me 1 vit burg: Do ta apeloj dhe mbetem kryetar i Rrogozhinës

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, ka reaguar pas dënimit me 1 vit burg nga GJKKO, duke theksuar se vendimi nuk është i mbështetur në prova dhe fakte, dhe ka shprehur vendosmërinë për ta apeluar.

Në një postim në Facebook, Memolla u shpreh i hapur të pranojë çdo vendim të drejtësisë, por gjithashtu theksoi se deri në një vendim të formës së prerë, ai do të vazhdojë të mbetet kryetar i bashkisë Rrogozhinë.

Memolla u shpreh falënderues për mbështetje nga ata që e besojnë dhe e njohin si njeri, duke theksuar përgjegjësitë që ka në këtë post.

“Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.

Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte.

Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell.

Së fundmi, ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pranë meje duke më njohur, mbështetur si njeri, duke besuar të vërtetën time të pafajshme dhe s’më keni kthyer shpinën edhe kur situata duket e vështirë“, shkruan Memolla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit