Mijëra qytetarë në Gjermani dolën në protesta të shtunën kundër partisë populiste të ekstremit të djathtë, AfD, në më shumë se 60 qytete. Demonstruesit kërkuan që partitë demokratike të mos bashkëpunojnë me AfD pas zgjedhjeve.
Në Berlin, rreth 35,000 njerëz u mblodhën te porta e Brandenburgut, duke mbajtur qirinj dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj kalimit të vendit në krahët e ekstremit të djathtë.
Protestat u mbajtën gjithashtu në qytete të tjera si Këln, Aschaffenburg dhe Halle, duke përfshirë edhe thirrje nga liderët fetarë dhe politikanët për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.