Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin se Bashkia e Tiranës po u mohon qytetarëve përfitues bonusin e qirasë.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, bëri me dije se qytetarët që janë shpronësuar për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe, kanë denoncuar ndërprerjen e pagesave të bonusit të qirasë që nga gushti i vitit 2022. Në një apel për ndërhyrje urgjente, PD kërkoi që qytetarët të përfitojnë pagesat e prapambetura dhe vijueshmërinë e bonusit të qirasë.
Partia do të mbrojë të drejtat e këtyre qytetarëve dhe të tjerëve në nevojë, duke akuzuar pushtetin për varfërimin e popullit.
Deklarata:
Në adresën e PD kanë mbërritur denoncimet e shtetasve:
- Zyra Hasan Gjalpi dhe Halil Isuf Gjalpi si dhe
-
Alfons Halil Gjalpi
Personat e mësipërm janë përfitues nga trajtimi për subvencionin e qirasë nga bashkia Tiranë.
Qytetarët denoncuan se shumë herë bonusin e qirasë nuk e kanë përfituar në shumën e plotë sipas VKB-ve respektive dhe prej muajit Gusht 2022, bashkia ka ndërprerë bonusin e qirasë.
Çifti pensionist Zyra dhe Halil Gjalpi jetojnë me qira gjithashtu edhe djali i tyre Alfons Halil Gjalpi i cili është kryefamiljar dhe i ndarë nga prindërit jeton me qiran në një banesë tjetër.
Ndodhur në kushtet e pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve të qirasë në favor të qiradhënësve, fakt ky i vërtetuar me dokumente, qytetarët me të ardhura minimale dhe me kosto shtesë të trajtimit të tyre për medikamente mjekësore, në datën 22 Shtator 2023 drejtuan kërkesë specifike pranë bashkisë Tiranë me qëllim vijimin e pagimit të bonusit të qirasë.
Në përgjigje e saj bashkia bëri me dije se pas shqyrtimit të dosjes nga Drejtoria e Strehimit Social do të jetë Komisioni i Strehimit i cili do të kryejë vlerësimin e saj dhe më pas Këshilli Bashkiak si organ vendimmarrës do të vendosë qytetarët përfitues për subvencionin e qirasë.
Dhe akoma nuk ka asnjë reagim tjetër ndërkohë shpenzimet për qiratë vijojnë.
Partia Demokratike, apelon ndërhyrjen emergjente në zgjidhjen e kësaj situate dhe përfitimin e qirave të prapambetura dhe vijuese të qytetarëve:
Zyra Hasan Gjalpi dhe Halil Isuf Gjalpi si dhe kryefamiljarit tjetër Alfons Halil Gjalpi.
Partia Demokratike do të ndjekë dhe mbrojë të drejtat e këtyre qytetarëve në nevojë si dhe kujtdo tjetër i cili mbrohet nga ligji dhe shteti i korruptuar i Edi Ramës i cili nuk harron të ngrejë rrogat e pushtetarëve e të paguajë incinerator që nuk ekzistojnë por shtyp, shkel, dhunon e varfëron në ekstrem popullin e thjeshtë.