Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në afërsi të një karburanti në Orikum të Vlorës.
Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.