DJ i famshëm Tiësto mahniti audiencën për katër orë në një koncert të jashtëzakonshëm në New York, ku mblodhi mijëra adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë bota.
Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë ngjarje ishte përfshirja e një remiksi unik të këngës shqiptare “Gajdexhiu” nga Zanfina Ismaili.
Këngëtarja e njohur, e cila ka qenë e tërhequr nga muzika në vitet e fundit, ndau emocionin e saj në rrjetet sociale, duke e shpërndarë momentin dhe duke shkruar: “Tiësto duke luajtur këngën time të parë, ‘Gajdexhi’, në performancën e tij prej 4 orësh në New York City.”