Presidenti amerikan, Donald Trump, ka propozuar që Egjipti dhe Jordania të pranojnë palestinezë nga Gaza, të cilën ai e përshkroi si një “vend shkatërrimi”.
Në një bisedë telefonike me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Trump tha se dëshironte që këto shtete të merrnin më shumë palestinezë për shkak të gjendjes dramatike në Rripin e Gazës. Ai gjithashtu ka shprehur planin të bëjë një kërkesë të ngjashme për presidentin egjiptian. Lëvizja, sipas Trump, mund të jetë “e përkohshme” ose “afatatgjatë”.
Ky propozim ka nxitur reagime të ashpra nga Hamasi dhe palestinezët, të cilët e kundërshtojnë çdo tentativë për largimin e popullatës nga Gaza.