-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i PD-së/ Shkreli: Shantazh, presion dhe kërcënime për votën në Shkodër

Kryesoret

Kryetarja e degës së PD-së, Shkodër, Eliona Shkreli denoncoi sot presionet që sipas saj po u behen punonjësve të administrates per te siguruar votat e emigranteve.

“Agjencia e lajmeve “Birn” së fundmi ka publikuar nje artikull ku pasqyrohet hapur presioni qe po i behet administrates ne Shkoder per te siguruara votat e emigranteve.
Shantazhime, presione dhe kërcënime me vendin e punes per te gjithe te punesuarit që nuk sigurojnë minimalisht 10 vota te sigurta te emigranteve.
Benet Beci si drejtues politik i rilindjes po perdor të gjitha kapacitetet dhe burimet njerëzore ne menyre abuzive të dhe ne shkelje te rende me ligjin zgjedhor.
Permes drejtoreve dhe shefave te rilindjes po ushtron presioni ndaj punonjesve te te gjithe administrates shtetërore qe të behen pjese e manipulimit dhe grabitjes se votave ne zgjedhjet e 11 majit.
Keto metoda kriminale dhe mafioze te drejtuesit politik te Rilindjes per Shkodren jane te pa pranueshme dhe në shkelje te pastra ligjore.
Partia Demokratike i ben thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK te nisë menjehere hetimet pasi kemi te bejme me nje krim zgjedhor, i cili ka per synim deformimin e vullnetit te lire te shqiptareve ne zgjedhjet e 11 majit.
I bejme thirrje çdo punonjesi te administrates te mos behet pale me krimin zgjedhor, por te denocojë çdo presion dhe shantazh qe u behet.
Partia Demokratike garanton se do të beje gjithçka qe vota e Shqiptareve te mos deformohet, duke shkuar keshtu te sigurt drejt fitores se 11 majit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit