Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj nga Rrësheni në një takim me një grup pensionistësh deklaroi se kjo shtresë tani, pas 12 vitesh harresë, mbështet ndryshimin e qeverisjes.
“Pensionistët janë sot shtresa shoqërore më e nëpërkëmbur nga Qeveria në ikje! Dëgjuam sot në Rrëshen histori njerëzore trishtuese, dëshmi të gjalla të braktisjes nga shteti dhe pushteti!
Në 12 vjet qeverisje, Edi Rama i ka gënjyer dhe lënë në mjerim pensionistët, të cilët kanë kontribuar gjithë jetën e tyre përmes sakrificash të panumërta! Shpërblimet që kanë marrë gjatë viteve nuk meritojnë të quhen as lëmosha!
Pseudobonuset elektorale janë një fyerje për dinjitetin e tyre! Paratë e tyre janë përdorur për inceneratorët, sterilizimet dhe projekte të tjera që i kanë shkatërruar burimet publike!
Pensionistët tani mbështesin ndryshimin dhe rrotacionin! Ata shohin me shpresë programin e Partisë Demokratike! Varfëria mund të ekzistojë, por kurrë më mjerimi!
Nuk do të ketë më pensione nën 200 euro dhe do të ketë rritje progresive për çdo kategori, kartë konsumatori për ushqimet që do të jenë të barabarta me tre pensione! Këto janë premtime që do të bëhen realitet që në muajt e parë të qeverisjes së PD-së!
Pensionistët këtë herë do të votojnë edhe për fëmijët dhe rininë, që të mbeten, të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri, që Atdheu të mos shkretohet! Ata, si patriotë të vërtetë, e ndiejnë këtë përgjegjësi dyfishe! Me 11 Maj, votë kundër mjerimit, abuzimit dhe korrupsionit” tha ai.