-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata merr vendimin e parë për Jorgo Goron

Kryesoret

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjyqin në themel për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë ditën e sotme ishte vetë Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë e tij u pranua nga gjyqtari i posaçëm, Ardit Mustafaj.

Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi e fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Bashkë me Jorgo Goron, nisi gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë, Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa ish-kreu i Kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj do të gjykohet me procedurë të zakonshëm. Për këtë të fundit, gjykata vendosi ndarjen e çështjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit