Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tubim zgjedhor në Skenderaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Teksa kryeministri i Kosovës Albin Kurti po hynte në sallë ku do të mbahej tubimi u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij. Nuk ka raportime për të lënduar.
Gjithashtu janë dëgjuar edhe dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.
Janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiq, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha.