Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga puna tre punonjës të policisë kufitare të Pogradecit. Me datë 28 dhjetor të 2024, policët kanë lejuar E.P dhe L.E që të kryejnë peshkimin e paligjshëm në liqenin e Ohrit.
Tre punonjësit janë:
N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
- Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
-
Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë”.
Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.