Në dy ditët e ardhshme pritet moti i keq në Vlorë. për shka të motit është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur.
Duke filluar nga datat 28-29 janar nga ora 06:00, lundrimi i tyre në det është ndaluar.
Ndërsa ndaj drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës bëhet apel që të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.