Në qytetin e Kartagjenës në Kolumbi është arrestuar një 33-vjeçar nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.
33 vjeçari nga Tropoja Almir Gjidiaj po qëndronte në një hotel në ishujt Rosario, para se të arrestohej. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.