-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rutte thirrje vendeve anëtare të NATO-s për rritje të shpenzimeve për mbrojtje dhe siguri

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes me mbi 2% të PBB-së së tyre.

Rutte zhvilloi bisedime në Lisbonë me kryeministrin portugez Luis Montenegro, i cili përsëriti angazhimin e Portugalisë për të përmbushur objektivin prej 2% deri në vitin 2029.

Në vitin 2023, Portugalia shpenzoi 1.5% të PBB-së së saj për mbrojtje.

“Ne e dimë se objektivi prej 2%, i cili është vendosur për një dekadë, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të përballuar sfidat e së nesërmes,” tha Rutte.

“Për ta mbajtur NATO-n të fortë, ne duhet të vazhdojmë të përshtatemi dhe për të garantuar sigurinë tonë në të ardhmen, ne duhet të shtojmë përpjekjet tona sot. Kjo do të thotë që ne duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen tonë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit