Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo theksoi se ai mund të shohë më shumë Endri Shabanin si kryeministër sesa Edi Ramën.
“Unë në fakt mendoj që debati politik do i rrisë partitë e reja. Problemi i incidentit lidhet drejtpërdrejt që partitë e reja nuk kanë shfaqur debatin thelbësor në parimet e demokracisë. Ishte një incident në kufijt e banalitet që duhet të shohim liderët. Partitë e reja nuk kanë arrritur që të krijojnë një figurë si kryeministër. Pra njerëzit mendojnë që ti lufton vetëm për mandat e deputetit. E katërta janë të identifikuar vetëm një individ one mane show, kjo i ka dëmtuar pasi duken si lëvizje dhe jo si parti që munden të drejtojnë shtetin. Pra i ka dëmtuar edhe si individë pasi do të jenë të ndarë dhe a do ti shikoj populli si figurë dhe a mund të ndërgjegjësohet se janë figura për të drejtuar shtetin. Mund të zgjidhja Endrin para Edi Ramës pra ka krijuar atë figurë dhe mund ta shikoja kudo.”, tha Spahiu.