Radja Nainggolan, ish-lojtari i Interit u lirua me kusht pas seancës gjyqësore për akuzat e ngritura ndaj tij për trafikim droge.
Ai u arrestua të hënën në Bruksel dhe më pas është liruar nga drejtësia belge pas një marrje të gjatë në pyetje, si dhe nuk mund të largohet nga Belgjika. Avokati i tij, Omar Souidi tha: “Ai shpreson ta lejë pas gjithë këtë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i rikthehet futbollit”.
“Ne besojmë se hetimet e mëtejshme do të tregojnë se ai nuk është fajtor. Nainggolan nuk është kriminel droge”, shtoi avokati.
Duke folur sesi kaloi klienti në qeli, avokati tha se “Ishte gjithçka veçse e këndshme. Ai nuk ka asnjë arsye për tu ndjerë keq sepse nuk ka kryer asnjë vepër kriminale, kështu që ai mund ta mbajë kokën lart”.