-sidi education-spot_img
26.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Modriç nderon Milanin, sot luhet Inter-Juventus

Kryesoret

Milani ka thyer tabunë kundër ekipeve të ngjitura nga Serie B dhe mundi 1-2 Pizën për të marrë 3 pikë të rëndësishme. Kuqezinjtë patën vështirësi për të prodhuar raste të rrezikshme në pjesën e parë, por ia dolën të shënojnë me Loftus Çik.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë dhe skuadra e Alegrit pati shansin për të mbyllur llogaritë e ndeshjes me penallti. Fylkryg nuk u tregua i saktë.

Nga ky moment, Milani u fut në presion dhe në minutën e 71, Piza arriti të barazonte rezultatin me Lojolën.

Telashet i zgjidhi gjeniu Luka Modriç, që depërtoi bukur në zonë dhe shënoi golin e dytë për kuqezinjtë. Në moshën 40 vjeç e 157 ditë, ai bëhet lojtari i tretë më i vjetër që gjen rrjetën për Milanin pas Costacurtës dhe Ibrahimoviçit.

“Djalli” vazhdon formën e shkëlqyer prej 23 ndeshjesh pa humbje, duke i bërë presion Interit kryesues.

Zikaltrit do të zbresin këtë të shtunë në fushë për të luajtur derbin e Italisë kundër Juventusit. Synimi është i qartë: ruajtja e distancës me ndjekësit dhe prishja e mallkimit ndaj skuadrave të mëdha.

Kivu ka marrë lajme të mira nga infermieria, ku janë rikuperuar Barela dhe Çalhanoglu, ndërsa te Juventusi mungesa e madhe është Kefren Turam. Derbi do të luhet në orën 20:45 dhe pritet të vendosë rekord për të ardhurat nga biletat./ Tvklan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit