-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i dy shqiptarëve si vrasës me pagesë në Greqi, armë dhe para të sekuestruar

Kryesoret

Policia greke ka dhënë një deklaratë zyrtare pas arrestimit të dy shqiptarëve, Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli, të dyshuar si vrasës me pagesë, lidhur me ngjarjen e 15 dhjetorit 2024 në Athinë. Ata akuzohen për vrasjen e 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjen e dy të tjerëve, përfshirë 46-vjeçarin Edi Lulo, alias Etmond Hysa.

Pas arrestimit të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sërë armësh, përfshirë kallashnikovë dhe armë Scorpions, jelekë antiplumb, fishekë, pranga, pajisje të tjera të avancuara dhe 79,500 euro cash.

Operacioni u zhvillua në Athinë dhe të dyshuarit janë kapur pas hetimeve që zbuluan përdorimin e 4 mjeteve për të kryer krimin dhe shmangur identifikimin. Ata akuzohen gjithashtu për veprat penale të organizatës kriminale, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit