Ish-kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar dorëheqjen Benet Becit. Spahia shprehet që Benet Beci duhet të japë dorëheqjen pasi nuk duhet të bëhet pis Shkodra me modelin e korrupsionit.
“Megjithë strategjinë për të minimizuar dëmet përmes keqpërdorimit të SPAK-ut, Benet Beci duhet të japë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës. Me pushtetin që ka, ai ndikon direkt në hetimet e nisura për të për një rast flagrant korrupsioni, për të cilin ekzistojnë mesazhe.
“500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne” nuk është shkelje e barazisë në tendera! Është korrupsion!
Ti nuk ke ideologji politike as bindje sepse i ndërron sa herë të jetë nevoja për “zotin” tënd Lek!
Jep dorëheqjen Benet!
Mos e bëni Shkodrën pis me modelin tuaj të korrupsionit!”, shprehet Spahia.