-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi takohet me raportuesin e PE për Shqipërinë: Vendi ynë ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u takua sot me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian eurodeputetin Andreas Schieder.

Bardhi shprehet që në emër të opozitës ka kërkuar vëmendje të shtuar në Parlamentin Europian për situatën parazgjedhore në Shqipëri. Ai nënvizon që Shqipëria ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme që del nga vota e lirë dhe u shërben qytetarëve.

“Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje, duke cënuar lirinë e zgjedhësve, është një nga shqetësimet kryesore të OSBE-ODIHR, që vijon të mbetet aty dhe i pazgjidhur. Gjithashtu, përdorimi i parave të korrupsionit apo i krimit të organizuar në zgjedhje, është po ashtu një fakt evident që vijon të mbetet i pazgjidhur. Shqipëria nuk mund të ketë kurrë një të ardhme europiane nëse nuk arrinë të garantojë standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një pushtet qorr në dorë të krimit dhe korrupsionit. Ata kanë nevojë për një Qeveri të pergjegjëshme që del nga vota e lirë dhe u shërben vetëm qytetarëve, duke bërë realitet edhe ëndrrën për anëtarësim në Bashkimin Europian.”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit