Policia në Gjirokastër ka arrestuar dy persona, Albano Xheka dhe Artur Lika, pasi dyshohet se kanë shantazhuar një grua duke i kërkuar 2000 euro për të fshirë foto intime të saj nga rrjeti social TikTok.
Dy të arrestuarit janë akuzuar për “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se ata përdorën celularët për të kanosur dhe shantazhuar një 40-vjeçare, duke i kërkuar para për të fshirë fotot intime nga TikTok. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Gjirokastrës për procedura të mëtejshme ligjore.