Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Departamenti i Gazetarisë së Universitetit të Tiranës se për momentin nuk ka rrugë tjetër përveç mbylljes së Tik Tok-ut deri në një zgjidhje tjetër.
“Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozime për ti adresuar këto shqetësimi.
Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës. Një nga pikat është që Tik Tok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra…
Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen” tha ai.