Në orët e para të mëngjesit të 28 janarit 2025, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, që do të kalojnë.
Pas mesditës, vranësirat do të bëhen më të dendura, fillimisht në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu pas mbrëmjes, të cilat do të shoqërohen me rrebeshe herë pas here.
Temperatura minimale mbetet e qëndrueshme, ndërsa maksimalet luhaten nga 1°C në Dibër deri në 20°C në Fier. Era e fortë nga jugori do të sjellë dallgëzim deri në 6 ballë në brigjet detare. Moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm gjatë natës.