Biletat kanë dalë në shitje për sfidën mes Shqipërisë dhe Andorrës e vlefshme për kualifikueset e botërorit 2026.
Kjo ndeshje do të luhet me datë 24 mars në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Çmimet variojnë nga 2 mijë lekë të reja deri në 35 mijë lekë të reja.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.