Presidenti Vladimir Putin në një intervistë me televizionin rus ka thënë se ai është gati për negoaciata që synojnë përfundimin e konfliktit të armatosur në Ukrainë.
Putin ka shprehur se nuk ka parë vullnet nga Kievi për të negociuar me Moskën për t’i dhënë fund luftës.
Rusia është e hapur për bisedime, por nuk sheh “vullnet” nga ana e Ukrainës, ka pohuar ai.
Presidenti rus ka vlerësuar gjithashtu se lufta në Ukrainë do të përfundonte “për dy muaj” nëse Kievi nuk do të merrte ndihmë ushtarake nga aleatët e tij perëndimor.
“Luftimet nuk do të zgjasin asnjë muaj nëse mbarojnë paratë dhe municionet. Gjithçka do të përfundonte brenda një muaji e gjysmë apo dy muaj”, ka thënë Putin.