Qeveria e Ukrainës ka shkarkuar një zëvendësministër të Mbrojtjes, i ngarkuar për blerjen e armëve në mes të konflikteve të brendshme për prokurimin.
Sipas mediave të huaja, një mosmarrëveshje u ndez javën e kaluar pasi ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov kritikoi përpjekjet e Ukrainës për blerjen e armëve si të dështuara, të cilat dhanë rezultate për trupat e vijës së parë.
Ai më pas shkarkoi Dmytro Klimenkov, duke përmendur rezultate “të pakënaqshme” dhe tha se nuk do të rinovonte kontratën me Maryna Bezrukova, kreu i agjencisë që koordinon blerjet e armëve për ushtrinë e Kievit.