Një 39-vjeçar në Tiranë është arrestuar pas kapjes në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Policia, gjatë një kontrolli parandalues, i bëri shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, i cili rezultoi se kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.58 mg/l.
Përveç kësaj, ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që kishte në fuqi për një vepër tjetër penale.