KQZ në mbledhjen e sotme miratoi projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 janë si më poshtë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë;
- Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar;
- Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë;
- Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar.
Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS.