Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar kërkesën për të nisur mbledhjen e 50,000 firmave për zhvillimin e një referendumi kundër dy ligjeve të kontestuara: ligjit për investitorët strategjikë dhe paketës së maleve.
Sipas përfaqësuesit të lëvizjes, Adriatik Lapaj, këto ligje po justifikojnë vjedhjen e pasurisë publike dhe dëmtojnë interesat e vendit.
“Sot po depozitojmë dy kërkesa për dy ligje që po bëjnë dëm atdheut dhe interesit publik. Ligji për paketën e Maleve dhe ligji për investimet strategjike, të cilat po justifikojnë marrjen dhe vjedhjen e këtij vendi. Ne do t’i përballim këto dy ligje me një proces referendar, ku qytetarët mund të kërkojnë mbajtjen e një referendumi. Ftojmë qytetarët që ta çojmë këtë çështje para Shqipërisë.”
Related