-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13 të arrestuar në Elbasan për mashtrim në bursa fiktive, në kërkim administratori

Kryesoret

Në një operacion të koduar “Fictitious”, policia e Elbasanit ka arrestuar 13 persona dhe ka proceduar 5 të tjerë për mashtrim kompjuterik, pas një hetimi për aktivitetin e paligjshëm të një Call Center-i që mashtronte shtetas të huaj, kryesisht italianë, për t’investuar në bursa fiktive.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi penal për shtetasit: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Shpallet në kërkim administratori i Call Center-it, G. D., dhe u sekuestruan njësi kompjuterike, celularë dhe laptopë të përdorur për këtë aktivitet kriminal.

Policia ka nisur procedimin për veprat penale të mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe punësimit të paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit