Mbrëmja e sotme ishte spektakolare dhe historike në Champions League. Për herë të parë u zhvilluan 18 ndeshje. Përfundoi faza e parë. Liverpooli u kurorëzua si skuadra më e mirë në krye të renditjes me 36 ekipe, edhe pse humbi ndeshjen e tetë dhe të fundit ndaj PSV-së 3-2. Manchester City që ishte në prag eliminimi do të vijojë garën për të marrë një biletë për në 16 më të mirat pasi fitoi 2-1 ndaj Brugge.
Nga ekipet italiane vetëm Interi arriti të futej në 8 më të mirat, Milani dhe Atalanta nuk mundën të fitonin në ndeshjen e fundit, përkatësisht ndaj Dinamos së Zagrebit dhe Barcelonës, duke dalë jashtë 8 më të mirave ku iu bashkuan Juventusit që u mund nga Benfica dhe tashmë do të duhet të luajnë play offin për të siguruar biletën për në fazën e ardhshme.
REZULTATET
Aston Villa 4-2 Celtic
Barcelona 2-2 Atalanta
Bayer Leverkusen 2-0 Sparta Prague
Bayern Munich 3-1 Slovan Bratislava
Brest 0-3 Real Madrid
D.Zagreb 2-1 AC Milan
Dortmund 3-1 Shakhtar Donetsk
Girona 1-2 Arsenal
Inter 3-0 Monaco
Juventus 0-2 Benfica
Lille 6-1 Feyenoord
Manchester City 3-1 Club Brugge KV
PSV 3-2 Liverpool
Salzburg 1-4 Atl. Madrid
Sporting CP 1-1 Bologna
Sturm Graz 1-0 RB Leipzig
Stuttgart 1-4 PSG
Young Boys 0-1 Crvena zvezda