-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Departamenti i Operacioneve Ndërkombëtare i dhuron policisë shqiptare pajisje me vlerë 30 mijë paund

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim Menaxherin Rajonal të Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme Britanike, Ian Byrne, dhe Menaxherin Rajonal të Agjencisë kundër Krimit, Andrew Clowes.

Në takim Proda vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese britanike dhe falenderoi për mbështetjen. Gjatë takimit në formë mbështeteje u dhuruan pajisje me vlerë 30 000 paund për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

Departamenti i Operacioneve Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe i dhuroi Departamentit për Kufirin dhe Migracionin të Policisë së Shtetit shqiptar, pajisje me vlerë rreth 30 000 paund, për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar, si në territorin e brendshëm, ashtu dhe në pikat kufitare të Shqipërisë.

Proda u siguroi dy përfaqësuesve britanikë forcimin e bahskëpunimit dhe konfirmoi se policia e shtetit është e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar dhe migracionin e paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit