Fondi Monetar Ndërkombëtar i paraqitur qeverisë shqiptare një sugjerim për të nisur një reformë në skemën e pensioneve. Deficiti i skemës së pensioneve sipas FMN-së është në një nivel historikisht të ulët. FMN në raport projekton edhe rritje të kontributeve shoqërore.
“Raporti i varësisë së moshës së të moshuarve në Shqipëri sot është 26 për qind, por pritet të trefishohet deri në vitin 2070, duke arritur në nivelin 83 për qind, një nivel shumë më i lartë se në vendet fqinje.
Rritja e kostove të pensioneve mbështetet nga projeksionet e Kombeve të Bashkuara mbi ecurinë demografike që pritet të ketë vendi në afatgjatë dhe peshën që zë popullsia e moshuar”, thuhet në raport.