Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka shtyrë sot seancën ndaj ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, pasi nuk u plotësua trupi gjykues.
Bllako, i cili është i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, përfshihet gjithashtu në hetimet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Seanca e ardhshme është caktuar për datën 13 shkurt, në orën 14:30.