-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi: Ndërprisni garën për kreun e RTSH-së, ose ju shkarkojmë!

Kryesoret

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë bërë bashkë. Fjala është për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Pak ditë më parë u hap gara, por që ka shkaktuar zhurmë dhe bujë fakti që janë eliminuar nga gara kandidatë potencialë me pretendimin se nuk plotësonin kriteret dhe në fund u lanë vetëm dy; Jetmir Shpuza dhe drejtorja në detyrë, Aurora Polo. Kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo e denoncoi vendimin si të paligjshëm dhe paralajmëroi ankimin e tij në organet e drejtësisë.

Por fillimisht kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa dhe më pas n/ kryetarja Evis Kushi i kanë kërkuar Këshillit Drejtues të RTSH ndërprerjen e garës për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm. “Nuk kemi lidhje me emrat, kemi lidhjet me hapat, duhet të jetë garë e hapur, transparente meritokratike, do i dërgojmë një shkresë siç e kërkuat që të ndërpresin procesin dhe të na informojnë çfarë po ndodh, se kanë të drejtën të mbrojnë punën e tyre nëse po bëjnë punë të drejtë siç pretendojnë ata, sot ose nesër, sepse kanë njoftuar të premten seanca dëgjimore të 2 kandidatëve që kanë zgjedhur”, u shpreh Kushi.

“Jemi dakord, të përfshijmë në shkresë edhe faktin që këtë detyrim që i japim për të ndërprerë procesin, nëse nuk e zbatojnë, ne pala e opozitës do të kërkojmë shkarkimin e tyre nga këshilli drejtues. T’ia vendosim që nëse nuk zbatojnë këtë kërkesë të komisionit ne do të jemi të detyruar të vazhdojmë me procedurën parlamentare të anëtarëve të këshillit të drejtimit” tha Ina Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit