Grupi hetimor ka përfunduar këqyrjen e makinës “Porsche Cayenne”, e përdorur nga autorët e dyshuar të vrasjes së Lulzim Vishës më 24 janar në Kamëz.
Makina, e cila kishte qenë e vjedhur në Elbasan, u gjet e djegur në Zgafnor të Zall-Herrit.
Hetuesit presin rezultatet e ekspertizës së armës dhe gëzhojave të gjetura në shtëpinë e Ervis Lamit, ndërsa dyshohet se autorët përdorën një silenciator për vrasjen, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna.