Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e fondeve në të gjitha programet e ndihmës së huaj. Blushi shpreh mbështetje për veprimin e Presidentit amerikan, Donald Trump.
“WELL DONE MR. PRESIDENT Donald J. Trump!
Paratë e taksapaguesve amerikanë:
Nuk do të keqpërdoren më kundër pluralizimit politik!
Nuk do të financojnë më SPAK për të goditur opozitën dhe mbrojtur pandëshkueshmërinë!
Nuk do të vidhen më nga institucionet e korruptuara dhe të inkriminuara!
Nuk do të financojnë më projektet sorosiste antifamilje!
DeSorosifikimi i Shqipërisë ka nisur!”, shkruan Blushi.