-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngrirja e granteve dhe kredive federale, Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë thotë se ka anuluar një memorandum që autorizon një ngrirje federale të qindra miliarda dollarëve në grante dhe kredi, gjë që shkaktoi panik të gjerë mes miliona njerëzve që mbështeten në ndihmën e qeverisë.

BBC shkruan se ai vendim vjen pasi një gjykatës e ndaloi përkohësisht urdhrin të martën, vetëm disa orë pasi ai u nënshkrua nga Presidenti Donald Trump dhe memorandumi që e shpalli atë u lëshua nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB).

Gjykatësi e ndaloi urdhrin deri të hënën e ardhshme, pasi u ngrit një padi nga një grup organizatash që përfaqësonin përfituesit e granteve.

“Memorandumi i OMB M-25-13 është anuluar”, thuhet në deklaratë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt shprehet se “Ky nuk është një anulim i ngrirjes së financimit federal. Është thjesht një anulim i memorandumit të OMB. Pse ndodh kjo? Për t’i dhënë fund çdo konfuzioni të krijuar nga urdhri i gjykatës. OE-të e Presidentit për financimin federal mbeten në fuqi dhe efekt të plotë dhe do të zbatohen me rigorozitet.”

Urdhri ishte një nga disa që Trump ka lëshuar që nga marrja e detyrës, me qëllim uljen e shpenzimeve federale. Urdhra të tjerë synojnë të drejtat transgjinore dhe shtetësinë automatike që i jepet kujtdo që ka lindur në SHBA.

Të martën, administrata Trump u ofroi punonjësve federalë dhe opsionin për të dhënë dorëheqjen dhe për të vazhduar të marrin paga për tetë muaj, në një përpjekje për të zvogëluar më tej zgjerimin e fuqisë punëtore federale.

Edhe pse urdhri është bllokuar tani për tani, Shtëpia e Bardhë beson se memorandumi i shërbeu duke nxitur agjencitë federale të ndërmarrin hapa për të përmbushur urdhrin ekzekutiv të presidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit