Në një festë fetare të besimit Hindu në Indinë Veriore dhjetëra njerëz u shtypën nga turma. Si pasojë 40 persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.
Tragjedia ndodhi mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit pranë arenës së asketëve ku barrikadat ishn vendosur për të menaxhuar turmat e mëdha gjatë zhytjes së shenjtë.
Dëshmitarët treguan se kishte pasur shtytje masive pranë zonës ku bashkohen tre lumenj të shenjtë që kishte bërë që besimtarët të binin mbi njëri-tjetrin.
Ndërsa kryeministri Narendra Modi ka përcjellur ngushëllimet besimtarëve që humbën të afërmit në tragjedi, por pa specifikuar numrin e viktimave.