-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat e fundit, Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka marrë 13 vendime për falje, duke përfshirë studentë, profesorë dhe qytetarë të tjerë kundër të cilëve janë zhvilluar procedura penale pas pjesëmarrjes së tyre në protestat e fundit. Protestat u zhvilluan për shkak të shembjes fatale të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidentit, thuhet se faljet janë dhënë për të gjithë ata që janë arrestuar dhe akuzuar për pjesëmarrje në protestat që kanë ndodhur në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera në Serbi.

Faljet përfshijnë individë të akuzuar për shkelje të rendit publik dhe paqes, si dhe për dëmtim të pronës publike dhe private gjatë protestave.

Sipas njoftimit nga Presidenca, janë falur gjashtë studentë: D. B. nga Novi Sadi, M. M. nga Novi Sadi, M. K. nga Novi Sadi, I. B. nga Pozhega, R. S. nga Sremska Kamenica dhe M. S. nga Zhabali.

Vuçiç gjithashtu ka falur një dekan – N. J. nga Nishi, dhe R. J. nga Novi Sadi.

Gjithashtu, janë falur katër drejtorë shkollash: B. M. nga Shabaci, M. E. nga Bogatiqi, M. I. nga Shabaci, S. M. J. nga Shabaci, si dhe një punëtor ndihmës në shkollë, V. M. nga Prokuplja.

Vendimet për falje janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë për procedurat e mëtejshme, thuhet në njoftimin e 29 janarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit